Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Per ATA qe duan me shume Partine se Shqiperine.

Per ATA qe duan me shume Partine se Shqiperine.

Nga Zef Bushati

Injorancë e pa imagjinuar, çmënduri politike, ka me mijëra qytetarë e fshatarë që e duan me shumë Partinë se Shqiperinë. Nuk e kane idene se çfarë është “partia”, per çfarë shërben “partia”. Qindra mijëra njerëz e konsiderojnë “partinë” si nje gjymtyrë te trupit te tyre pa te cilën nuk mund te jetojnë.

O njerez, pyeteni vehten tuaj se kush jeni, njiheni vehten tuaj dhe binduni se injoranca eshte armiku me i madh i juaji. O njerez pyeteni vehten se cfare eshte politika, partia, se per cfare te sherben ty partia. A nuk e shihni se nje grusht njerëzish kane kapur nga gryka dy parti per ti shfrytezuar per interesat e tyre ne kurrizin tuaj ? O njerez a nuk e kuptoni qe politika dhe “partite” jane krijuar si alternativa per ti sherbyer interesave tuaja ?

Populli zgjedh qeverine, nuk zgjedh qeveria popullin. Populli zgjedh deputetet,parlamentin. Nuk zgjedhin deputetet popullin. Populli është i zgjedhuri i Zotit dhe jo kryetari i partise apo kryeministri e deputetet. Kryetarin e Partise, Kryeministrin, deputetet i zgjidhni ju, ju dhe vetem nepermjet votes tuaj.

Nese zgjidhni njerez te keqinj, mos u qani se ishte zgjedhja e juaj dhe ju i meritoni plotësisht ata qe zgjodhet. Ju o njerez, o qytetare e fshatare te shqiperise, me mencurine tuaj e çoni shtetin drejt zhvillimit, ju o njerez, o qytetare e fshatare te shqiperise, me injorancen tuaj e çoni shtetin drejt shkatërrimit.

Share: