Home KRYESORE Përbetim qielli… Nga Mira Tuci

Përbetim qielli… Nga Mira Tuci

E pashë Qiellin
e më nuk kthehem pas.
Dashnia është monopat I thiktë
për këmbë e mendje që ecin lehtas.

Lënda na mban peng
skllevër që zvarrë
tërheqim vetveten.
Mos u përpiqni të joshni
një shpirt që lahet
me rrezet e Mëngjesit.

Thesare kallp për të gurët e cmuar
dhe shndritja e florinjtë
ndër dhëmbë të krimbur
prej lakmisë.

Jeruzalemi qiellor
themelet I ka në mure zemre.
Aty lëshon rrënjë trendafili
që mbush Parajsën me aromë.
Në syte e shpirtit
përthyhet rubini dhe zafiri
ku gdhendet për amshim
trashëgimia.

© Mira Tuci

Share: