Home KRYESORE Po vjen i ftohti siberian “Burian”

Po vjen i ftohti siberian “Burian”

Vala e ftohtë që vjen nga Rusia do të zbresë në Mesdhe. Era e quajtur “Burian” do të jetë përgjegjëse për uljen ekstreme të temperaturave që do të prekë gjithë Evropën.

Kjo erë e “akullt” vjen nga Siberia dhe shoqërohet me një të ftohtë të acartë duke shkaktuar stuhi të vërteta dëbore dhe erë që godet me dhunë. Ajo mund të arrijë deri në 100 km/h, aq sa të mund të çoj në reduktime drastike të shikimit.

I ftohti marramendës që do të pushtojë Evropën për 72 orët e ardhshme, duke i zbritur temperaturat në minus 10 gradë celsius, është një ngjarje e rrallë historike pasi nuk ka ndodhur kurrë që një event i tillë meteorologjik të zbresë në këtë lartësi gjeografike.

Bazuar në parashikimet e Shërbimit Metereologjik Italian, kulmi i të ftohtit do të mbërrijë natën ndërmjet të dielës dhe të hënës. Ndërkaq qeveria italiane ka parashikuar pezullimin e mësimit për datat 26 dhe 27 shkurt.

Autostrada Italiane do të mbyllet ditën e nesërme, pasi siç thuhet në raport, “Burian” e ka bërë tashmë të qartë se do të sjellë një situatë serioze.

Share: