Home KRYESORE PROTESTA PRO GREKE E SHPËTIM IDRIZIT DJE! NGA ARMIR SHKURTI

PROTESTA PRO GREKE E SHPËTIM IDRIZIT DJE! NGA ARMIR SHKURTI

Respekt e mirënjohje për çdo burrë e grua që dje doli tek blloku i ambasadave me besimin se po proteston kundër marrëveshjes me Greqinë dhe pro çështjes çame.

POR SHPËTIM IDRIZI I KEQPËRDORI!!

1. Detin nuk po na e merr greku por po ia jep Rama. Çështja çame që po hiqet nga axhenda, emri – nga tekstet e shkollave, është faji i Shpëtimit, përgjegjësi e Ramës dhe jo e grekëve. Pra, nëse ka kuptim një protestë e tillë, ka kur bëhet para Kryeministrisë, MPJ, jo tek rruga e ambasadave. Kundër atij që e jep në fillim, jo atij që e merr.

2. Partia që Shpëtimi drejton ka qenë aleate në koalicion me qeverinë dhe vazhdon të mbetet. A ka kuptim që njeriu i qeverisë proteston kundër palës që po bën marrëveshje me këtë qeveri, duke vazhduar të mbetet me Ramën?

3. Pse them “protesta pro greke”? Sepse, në luftën e brendëshme politike të Greqisë, i jep pikë Kociasit dhe Cipras, të cilët tashmë “kanë në dyert e ambasadës së tyre në Tiranë kanë çamët e revoltuar se po u vdes çështja”.

Share: