Home KRYESORE Punonjësit e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës protestojnë për pagat

Punonjësit e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës protestojnë për pagat

Punonjësit e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës të hënën paradite kanë protestuar para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pasi nuk kanë marrë pagat prej dy vitesh për punën e kryer në këtë Bypass.

Ata tregojnë se janë rreth dy mijë punëtorë dhe kanë 2 vjet që sorollatën për Bypass-in e Fierit dhe Vlorës pa marrë asnjë pagesë, ndërsa theksojnë se po u falimentojnë bizneset.

Sipas tyre, volumi i punës është realizuar me parat e tyre dhe çdo gjë është me faturë dhe TVSH të mbyllura në fund të muajit, por firma Serenisima shpalli falimentin.

Punonjësit bëjnë me dije se institucionet shtetërore i sorollasin sa tek Drejtoria e Rrugëve dhe sa tek ministri Gjiknuri, por deri tani ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

Denoncimi

Ditën e sotme ishim para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi kemi 2 vite që sorollatemi për Bypassin e Fierit dhe të Vlorës, ndërsa po na falimentojnë bizneset, pasi nuk paguhen lekët tona. Është bërë volumi i punës me parat tona dhe çdo gjë është me faturë dhe TVSH të mbyllura në fund të muajit, por firma Serenisima shpalli falimentin. Ne na sorollasin sa tek Drejtoria e Rrugëve dhe sa tek ministri Gjiknuri. Tallen me ne, asnjë media nuk po na mbështet dhe të tregojë situatën; jemi të zhgënjyer. Ju lutemi publikoheni që të gjithë t’a marrin vesh se janë 2000 punëtorë pa marrë rrogat ./opinion.al

Share: