Edi Rama ka ndërhyrë me një mesazh në emisionin “Opinion”, i cili i është kushtuar sot zhvillimeve për Teatrin Kombëtar.
Kryeministri ka thënë se planifikon të shembë godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar dhe të ndërtojë një të re.
“Ky është një muhabet pa lidhje. Ai objekt qëndron si një sfidë ndaj fatit, pasi ai mund të shembet nga dita në ditë, është e padenjë për të qenë një godinë për Teatër Kombëtar i këtij vendi.
Nëse do të ishte shembur me kohë, do të ishte më mirë, kjo nuk ka ndodhur në të shkuarën, por do të ndodhë në të ardhmen. Ne do të ndërtojmë një Teatër Kombëtar”– është shprehur kryeministri Rama.