Websiti Stern.de, një version online i revistës gjermane Stern ka publikuar sot një artikull në lidhje më përhajen e karteleve shqiptarë të drogës. Një gazetar i kësaj reviste ka ardhur në Shqipëri për të bërë reportazhin, ndërsa bisedon me gazterin shqiptar Artan Hoxha. Hoxha i tregon për kërcënimet që ka marrë, si dhe për trafikun e drogës në vendin tonë.
Në shkrim flitet edhe për klement Balilin dhe për herën kur Hoxha shkoi në fshatin e ‘Eskobarit të Ballkanit’, ku ai ka dhe pronat të cilat dyshohen se janë fituar me aktivitet kriminal. Artikulli vazhdon duke thënë se Balili në zonën e tij njihej si një njeri që mbretëronte si mbret. Më pas Balili u bë drejtori i Ministrisë së Transportit dhe Transportit në Jug në vitin 2014.
Ndërsa në vitin 2016, u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar për njeriun i cili fitoi qindra miliona dhe krijoi një rrjet transporti që shtrihej nga Greqia në Austri. Ndërkohë që tani ai është në kërkim, por nuk dihet vendodhja e tij, edh epse ëhstë një ndër perosnat më të kërkuar të rajonit./lapsi.al