Home KRYESORE Sëmundjet e zemrës te moshat e reja. Mjekët ngrenë alarmin.

Sëmundjet e zemrës te moshat e reja. Mjekët ngrenë alarmin.

Sipas një studimi të udhëhequr nga Shkolla e Shëndetit Publik në Yale, vajzat e reja të cilat raportojnë simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpejta zemre dhe probleme në aparatin tretës, kanë gjasa që të mos merren seriozisht nga mjekët.

Studimi përfshinte pacientë nga 55 vjeç dhe poshtë. Në total 2009 femra dhe 976 meshkuj të cilët u intervistuan kur u shtruan në spital pas një sulmi në zemër, tha Judith H. Lichtman, profesoreshë e asociuar dhe kryetare e Departamentit të Epidemiologjisë të Sëmundjeve Kronike në Shkollën e Shëndetit Publik dhe autorja kryesore e studimit.

Simptomat kryesore të atyre që kishin kaluar një infarkt ishin dhimbje e gjoksit, presion, probleme në frymëmarrje, etj.

Por gratë raportonin disa simptoma shtesë si, probleme me tretjen, gulçime, dhimbje në nofull, qafë ose krahë. Lichtman tha se 29 përqind e femrave morën kujdesin e duhur pas këtyre simptomave, por 53 përqind prej tyre thanë se punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk i konsideruan këto simptoma si të lidhura me shëndetin e zemrës.

“Disa prej tyre mendonin se ishte stresi dhe ankthi… madje edhe mjekët pohuan që simptomat nuk paralajmëronin probleme të zemrës”, tha Lichtman.

Lichtman tha se, pas dhimbjes së kraharorit dhe simptomave të tjera, simptomat më të zakonshme për meshkuj dhe femra janë problemet me tretjen dhe gastriti./tvklan.al

Share: