Home KRYESORE Shpresa e të rinjve dhe budallallëku i të rriturve …. Nga Pier...

Shpresa e të rinjve dhe budallallëku i të rriturve …. Nga Pier Paolo Pasolini

Përktheu Elona Caslli

Në të vërtetë skema e krizës së të rinjve nuk ndryshon kurrë.

Ajo ndërtohet në çdo brez. Të rinjtë janë qënie të adhurueshme, plot me fuqinë ushqyese dhe ende të virgjër të shpresës dhe të vullnetit të mirë.

Ndërsa të rriturit, në përgjithësi janë trutharë, të shndërruar në harbutë dhe hipokritë¸ të tjetërsuar nga institucionet e shoqërisë, ku janë rritur dalëngadalë dhe po aq ngadalë janë mbërthyer prej tyre.

Mendimi im është paksa piktoresk dhe e di këtë, por për fat të keq gjykimi që mund të japësh për një shoqëri si kjo e jona është pak a shumë ky:

Ju të rinj keni vetëm një detyrë.

Ju duhet të racionalizoni budallallëkun që ju japin të rriturit, me hipokrizitë e tyre solemne dhe institucionet e tyre të rrënuara dhe fraksioniste.

Për fat të keq, pjesa më e madhe prej jush, kapitullon. Sapo ingranazhi i nevojave ekonomike ju mbërthen, fillon tjetërsimi.
Mund të arratiseni nga kjo gjë vetëm përmes një ushtrimi kokëfortë dhe të egër të inteligjencës dhe shpirtit kritik.

Tjetër gjë nuk mund t’ju këshilloj.

Sepse,nuk dua ta bëj tërkuz dhe t’ju mërzis.

Share: