Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Artjan Qirici, prezantoi tre ditë më parë drejtorin e ri të Forcave të Sigurisë Portuale, FSPD, Sokol Sula.
Duke vlerësuar karrierën e z. Sula si specialist dhe drejtues, drejtori Ekzekutiv i APD, Qirici, tha se FSPD përbëjnë një forcë të rëndësishme për parametrat e sigurisë në portin e Durrësit.
“Afro 1 milion udhëtarë vendas dhe të huaj si dhe dhjetra mijë automjete hyjnë e dalin përgjatë një viti në portin më të madh të vendit-tha më tej z. Qirici, duke nënvizuar rëndësinë e forcave të FSPD.
Drejtori i ri i FSPD, Sokol Sula, falenderoi për vlerësimin, duke shtuar se veprimtaria e tij do të synojë në përmirsimin e parametrave të performancës dhe të sigurisë në të gjithë hapësirën portuale.
Z. Sokol Sula u u zgjodh në postin e drejtorit të FSPD, pas konkursit të organizuar në zbatim të legjislacionit për vendin e drejtuesit të FSPD.
Z. Sokol Sula ka përfunduar studimet në Akademinë e Rendit në vitin 1998, dhe më pas ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikime me misionet ICITAP, PAMECA, etj.
Në periudhën 1993-2011 ai ka shërbyer me detyra të ndryshme në Forcat Speciale në Tiranë.
Më pas z. Sula kreu detyrën e drejtorit të Njësisë OSSHE Durrës (2014-2015), ndërsa në periudhën 2016-2017 atë të drejtorit të Ndërmarrjes së Pastrim – Gjelbërimit, Bashkia Durrës.
Z. Sokol Sula ka nisur punën si drejtor i FSPD më 1 shkurt 2018, pas konkursit që u organizua nga APD në zbatim të ligjit për për FSPD.
Sokol Sula vete me rastin e marrjes së një tjetër detyre të rëndësishme, pra si Drejtor i Forcës së Sigurisë Portuale Durrës, pranë Autoritetit Portual Durrës, ne faqen e tij ne Facebook, falenderon stafin dhe bashkëpunëtorët e së Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit, në Bashkinë Durrës, në të cilin ka shërbyer për 15 muaj.
“Në veçanti, dëshiroj ti shpreh mirënjohjen time të thellë kreut të Bashkisë Durrësit, z.Vangjush Dako, për mbështjetjn dhe besimin! Ju falenderoj gjithashtu të gjithë juve miq të mij, do vazhdoj të jem shërbetor i shtetit dhe detyrës që sapo kam marrë, me përkushtim dhe devotshmëri qytetare! I juaji, Sokol Sula.” – shkruan Sokol Sula.