Një hap përpara drejt KULTURES është një hap përpara drejt DEMOKRACISE, një hap mbrapa nga KULTURA janë dhjetë hapa mbrapa nga DEMOKRACIA. Cfarë është bërë keto 27 vite për kulturën. Pak, shumë pak. Këto vite te tranzicionit fatkeqesisht lulzoi antivlera, lulzuan te patalentuarit, lulzuan të paaftet. VLERAT u mbuluan nga PLEHRAT. Te paaftet, te patalentuarit, militantet partiake, u vendosen nga liderët e tyre politik, anti kulture e anti vlere, ne krye te institucioneve artistike e kulturore, nga ministrat jashte profilit e te paafte e deri tek drejtoret politik fodulle mendjemedhenj e pa formim te plote artistik e kulturor.
Te patalentuarit e paafte e pa kulture filluan “reformat e thella” ne fushen e artit dhe te kultures. Keto reforma preken vlerat e artit e te kultures, duke i detyruar te nenshkruajnë kontrata keqdashese, duke i fyer me sjellje arrogante, duke i paguar me shifra skandaloze. Ky kontigjent ka qene dhe eshte “dora” e qeverive dhe qeveritareve per te shkaterruar artin dhe kulturen shqiptare. Por gjithmone ka nje moment kur ” thika arrin ne kocke ” . Kocka edhe kesaj rradhe e ka emrin ” Teatri Kombetar ” e ka emrin artiste dhe aktore e regjisore te talentuar. Mos guxoni te luani me simbolin e artit Shqiptar.
Mos guxoni te perçmoni personalitetet e artit dhe te kultures, artistet e medhenj e te talentuar qe kane lene gjurmë te thella ne popull. Teatri Kombetar eshte rrenja, eshte pema qe celi te gjitha lulet e skenes artistike e kulturore ne Shqiperi.
Nga Teatri Kombetar linden e u zhvilluan te gjitha gjiinite e tjera te artit skenik. Kujdes me simbolin.
Çdo gje mund te shkaterrohet por simboli jo. Simboli jeton ne shekuj. Mendohuni me pare se te veproni. Me kujtohen fjalet e nje personazhi ne nje nga cfaqjet teatrale ne Teatrin Kombetar : ” A e dini se si po me dukeni ? Si ai gjarperi qe duke dashte me u krrujt, helmon vetvehten. “