Home KRYESORE 1 Prill, data kur 11 mijë biznese do të futen në skemën...

1 Prill, data kur 11 mijë biznese do të futen në skemën e TVSH-së

Më 1 Prill, të gjithë bizneseve që kryejnë xhiro deri në vlerën 2 milionë lekë do të futen në skemën e TVSH-së.

11 mijë e 300 bizneseve të tjera do t’u duhet të mbajnë librat e shitjes, ku do të shënojnë të ardhurat dhe shpenzimet, kasat fiskale dhe do t’u duhet të plotësojnë deklaratën e TVSH-së një herë në tre muaj.

Tatimet do të mbajnë në monitorim të gjitha bizneset, të cilat kërkojnë të bëjnë çregjistrimin e tyre ose pezullimin e aktivitetit për të shmangur përgjegjësinë tatimore ose futjen në skemën e TVSH-së. Javët e fundit është konstatuar një numër në rritje i bizneseve që kërkojnë mbylljen, e më pas regjistrimin e aktivitetit nga persona të lidhur me ta.

Share: