Home KRYESORE 140 deputetët në skaner/ ILDKPKI: Verifikimi i pasurisë nuk i lihet më...

140 deputetët në skaner/ ILDKPKI: Verifikimi i pasurisë nuk i lihet më shortit

Asgjë më në dorë të fatit. Pasuria e të 140 deputete e Kuvendit të Shqipërisë, do kontrollohet imtësisht brenda vitit 2018. Këtë e konfirmon për Klan Plus Inspektorati i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. Kjo është hera e parë që kur Inspektorati është ngritur që të gjithë ligjvënësit kontrollohen njëherësh. Pasi më parë deputet për t’u verifikuar nëse justifikonin ose jo pasurinë me të ardhurat vjetore familjare, përzgjidheshin me short.

“ILDKPKI, kryhen kontroll të plotë për zyrtarët subjekte deklarues (duke përfshire këtu edhe zyrtaret politike) sipas një skeme të mirëpërcaktuar dhe gjithëpërfshirëse, duke siguruar që asnjë subjekt të mos mbetet në dorë të fatit për t’u kontrolluar. Nëpërmjet kontrollit të plotë të deklaratës së pasurive dhe interesave private, ILDKPKI verifikon vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave që përmbahen në deklaratë dhe të të dhënave të interesave privatë. Sipas kësaj skeme, kategoria e poltikanëve do t’i nënshtrohet kontrollit të plotë këtë vit kalendarik, pra gjatë vitit 2018.”

Pas ndryshimeve të 2017-s në ligjin për Inspektoratin e Deklarimit e Kontrollit të Pasurive, tashmë deputet do të kontrollohen çdo 2 vjet. Po ashtu Presidenti i Republikës e kabineti qeveritar, gjyqtarët kushtetues dhe të disa Prej institucioneve të reja që përbëjnë kupolën e drejtësisë. Lidhur me këta të fundit, ILKDPKI bën me dije se 794 gjyqtarë e prokurorë kanë dorëzuar formularët e pasurive dhe po verifikohen nga ky institucion. Por i takon organeve të Vettingut të bëjnë publikë emrat e atyre që nuk e justifikojnë këtë pasuri./Klan Plus

Share: