38 fitues të çmimit Nobel i janë drejtuar me një letër të hapur Presidentit Tturk Rexhep Tajip Erdogan duke bërë thirrje për lirimin e shkrimtarëve të burgosur dhe intelektualëve pas përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016. Letra I referohet në mënyrë eksplicite rastit të Nazli Ilicak dhe 2 vëllezërve Altan, të tre gazetarë, të dënuar me burg për jetë.
38 fitues të çmimeve Nobel, përfshirë Kazuo Ishiguro, Hartmut Michel, Herta Müller, V.S. Naipaul, kanë botuar në gazetën britanike The Guardian, një letër të hapur drejtuar Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke e ftuar atë të lirojë menjëherë shkrimtarët dhe intelektualët e burgosur në Turqi. Duke iu referuar veçanërisht rastit të vëllezërve Ahmet dhe Mehmet Altan dhe Nazli Ilicak, gazetarët e dënuar më 16 shkurt me burgim të përjetshëm në kushtë të rënduara. Akuza ndaj tyre është së kanë qenë pjesë e lëvizjes së Fethullah Gylen, ideator dhe organizator, sipas qeverisë turke, i tentativës për grusht shteti, në 15 korrik 2016.
http://360grade.al/21038/turqi-6-gazetaret-denohen-me-burg-perjete/
Vendimi është kritikuar ashpër nga shumë organizata që mbikqyrin lirinë e mediave, si dhe nga përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së.
Nobelistët kanë kritikuar ashpër vendimin e gjykatës duke e përcaktuar si: “të paligjshme dhe në dëm të madh kundrejt shkrimtarëve dhe mendimtarëve, fajtorë vetëm së kanë ushtruar të drejtën e tyre universale të shprehjes së lirë”. Letra gjithashtu nënvizon se Turqia nuk mund të pretendojë të jetë pjesë e botës së lirë derisa të lirohen shkrimtarët e dënuar me burg, duke rikthyer shtetin ligjor.
Më poshtë janë emrat e disa firmëtarëve Nobel:
Svetlana Alexievich (2015 Nobel Prize in Literature)
J.M. Coetzee (2003 Nobel Prize in Literature)
Claude Cohen-Tannoudji (1997 Nobel Prize in Physics)
Albert Fert (2007 Nobel Prize in Physics)
Serge Haroche (2012 Nobel Prize in Physics)
Oliver Hart (2016 The Sveriges Riksbank Prize in Economic Sciences in Memory of Alfred Nobel)
Kazuo Ishiguro (2017 Nobel Prize in Literature)
Elfriede Jelinek (2004 Nobel Prize in Literature)
Herta Müller (2009 Nobel Prize in Literature)
V.S. Naipaul (2001 Nobel Prize in Literature)
Richard J. Roberts (1993 Nobel Prize in Physiology or Medicine)
Ëole Soyinka (1986 Nobel Prize in Literature)
Joseph Stiglitz (2001 The Sveriges Riksbank Prize in Economic Sciences in Memory of Alfred Nobel)
Mario Vargas Llosa (2010 Nobel Prize in Literature)/360grade.al