Home KRYESORE Aqif Rakipi pjesë e partisë së re të Patozit e Bodes?!

Aqif Rakipi pjesë e partisë së re të Patozit e Bodes?!

Astrit Patozi dhe Ridvan Bode deklaruan një ditë më parë se nuk do ta presin më Lulzim Bashën dhe se kanë nisur një lëvizje të re politike.

“Kemi nisur takimet në Korçë dhe Pogradec dhe ky tur shënon nisjen e një komunikimi të ri të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike me demokratët, pasi platforma politike e paraqitur disa muaj më parë prej saj nuk u vlerësua te merrej në konsideratë nga kryetari Lulzim Basha dhe lidershipi i tij”, shkroi Patozi.

Dhe sot ata të dy janë parë teksa konsumojnë një kafe në zonën e Bllokut me Aqif Rakipin i cili u përjashtua nga parlamenti pak kohë më parë për shkak të ligjit të Dekriminalizimit.

Qëndrimi së bashku i Bodes, Patozit, Aqif Rakipit ka zgjatur mbi dy orë, shkruan Hashtag.al që publikoi edhe fotot e tre ish-deputeteve.

Nga takimi publik mes tyre mbeten dy pikëpyetje të mëdha: A po përfshihet Aqif Rakipi në partinë e re të kundërshtarëve të Bashës dhe a është ky një sponsorizim direkt nga kryeministri Edi Rama për krijimin e një partie apo një lëvizje të re kundër Bashës para zgjedhjeve lokale?

Pasi dihet se Aqif Rakipi, edhe pse ishte zgjedhur nën siglën e PDIU-së, mbështeste Kryeministrin Rama dhe votonte çdo ligj të qeverisë sa ishte në parlament.

Pritet që vetë protagonistët të sqarojnë diçka më shumë për publikun…

Share: