Home KRYESORE Basha: Kush janë boss-ët e kokainës. Pse u kap vetem shoferi e...

Basha: Kush janë boss-ët e kokainës. Pse u kap vetem shoferi e hamalli?

Lulzim Basha duke folur nga foltorja e parlamentit hodhi akuza te drejperdrejta ndaj Edi Rames dhe Fatmir Xhafes se kapen drogen pasi spastruan vendin. Pra pasi fshehen gjurmet e pronareve, boss-ëve që kishin porositur ngarkesën me 613 kg kokainë që u kap javën e kaluar në Durrës. Ai tha se skema është e ngjashme me Xibrakën.

Më poshtë fjala e Bashes në Parlament

Më 28 shkurt u arrestuan në Maminas një shofer dhe një hamall. Policia deklaroi se vlera e kokainës ishte 180 mln euro. Ngarkesa e ardhur në emer të Arbri Garden ka qendruar në port 9 ditë në pritje të zhdoganimit.

Kjo kompani ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia. Pronari është në kërkim. Pronari është larguar 24 orë përpara se të kapej droga. Kjo drogë nuk është e Arbrit. Është larguar edhe pasi ka mbyllur NIPT-n. Partneret kishin sinjalizuar me kohë lëvizjet e Arbër Çekjes.

Shoferi shkruante në facebook: U çoj miell partizanëve? Kush janë partizanët?

Nis nga vlera e madhe, lind pyetja: Kush e ka financuar? Kush ka garantuar siguri për një sasi të tillë. Reagimi i parë i Fatmir Xhafës ishte falenderimi për partneret.

Rama na tha një gjë të kundërt: U mburr se operacioni u krye nga njësitë tona pa ndihmë të ndërkombëtarëve. Më pas Xhafaj mohoi atë që kishte thënë në mëngjes.

180 milionë euro?! Pra 300 mijë euro për kg, tregon se bëhet fjalë për kokainë të pastër. Pra që duhet prerë, duhet të përzihet me substanca të tjera përpara se të hidhej në treg. Pra duhej të përpunohej në një laborator në vend përpara se të hidhej në treg.

Është fakt i njohur se kur kapet një ngarkesë, 10 të tjera kalojnë.

Është fakt se për droga të forta nuk eksperimentohet. Pra para se të vinin 600 kilogramët kartelet kanë sjellë ngarkesa të tjera më të vogla. Dhe po kështu ata nuk i sjellin pa një garanci.

Pyetje: Sa here janë kontrolluar ngarkesat e tjera që vinin nga vendet latine tek kompania Arbri Garden?

Pronari i kompanisë është sinjalizuar prej vitesh tek autoritet shqiptare si përfitues i drogës. Pse Rama mohoi bashkëpunimin me partneret?

Si ka mundësi që pronari i kompanisë Arbër Çekaj u largua 1 ditë para se kamioni me drogë të kapej në port?

Kjo është një ngarkesë droge që funksionon pa ndërprerje që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës.

Parnerët e huaj kanë konfirmuar se e sinjalizuan drogën, edhe pse Rama e mohon. Ata ia futën dy këmbët në një këpucë u detyrua ta kapte drogën. Por droga u kap vetem pasi u largua ai që mund të tregonte skemën. Pra e njëjta skeme si me Xibrakën. Pra boss-ët e vertetë zhduken. Në burg jane shoferi e hamalli. Mbetemi me një shofer, i cili na thotë se malli është për partizanët… nuk e di nëse e ka për trashëgimtarët e komunistëve, apo për ndonjë ekip futbolli, me drejtor vëllain e kryeministrit. Nuk e dimë, por dimë që kaq alarmant u konsiderua ky status, saqë në të gjitha portalet pro qeveritare e hoqën lajmin si me magji!

Share: