Home KRYESORE Basha tregon se ku po pastrohen paratë e drogës: Lavatriçja më e...

Basha tregon se ku po pastrohen paratë e drogës: Lavatriçja më e madhe në vend

Lideri demokrat Lulzim Basha duke folur përpara selisë, pas mbledhjes së grupit, deklaroi se policia dhe prokuroria duhet të gjurmojnë paratë e drogës. Ai hodhi dyshime se paratë e drogës po pastrohen në fushën e ndërtimeve dhe për këtë ai përmendi direkt Bashkinë e Tiranës.

“Kanabisi ishte vetem fillimi, kokaina dhe heroina janë tashmë problem për vendin. Politika është bërë njësh me krimin. Kjo sasi smund të vinte në Shqipëri pa mbështetjte të nivelit të lartë. Vlera e drogës 180 milionë euro? Ku mendoni se pastrohen këto para?

Në Bashkinë e Tiranës e cila ka dyfishuar lejet e ndërtimit. Prandaj edhe hetimi dhe vemendja politike nuk mund të jete vec tek parcelat e drogës apo tek kontenieret e Kolumbisë. Por aty ku pastrohen milionat e drogës. Po shkatërrohet ekonomia se në këtë vend nuk prodhohet asgjë veç drogës”, tha Basha.

Share: