Një yshtje ferri më vlon në gji
të blasfemoj në këtë shekull të ri
e që I ri nuk është
por zbardhur thinjash
kërrusun eshtnash
shet moral të vjetër
zbukuruar rishtaz.
Kam një yshtje terri
që sakrilegjin ta kryej me kremtime perëndeshash
rreth altarit që foshnja bën kurban
e dashurinë kryqëzon
me të njëjtin petk shenjtërie
sic shlyenin Barabën farisenjtë
dhe kryet e Krishtit me gjemba kurorëzonin.
Tërbim është ngjyra e shpirtit tim
të shenjtën e përdhosën
kalbësinë na e shtruan për darkë.
Grykësa, mbretër dhe kllounë
ngjyra e viçit të artë ju akuzon
ju apostujt e apostazisë
që qashtërsinë kryqëzoni
ndërsa me djallin ngërdhesheni
besnikërisht në amshim.
© Mira Tuci
Amor Sacro, Amor Profano – Tiziano