Home KRYESORE Bregu kërcënon Bashën: Kolegët e mi, nuk duan t’ia lënë më partinë...

Bregu kërcënon Bashën: Kolegët e mi, nuk duan t’ia lënë më partinë Bashës

Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu, e ftuar të premten në Oktapod të Turjan Hyskës foli për situatën e fundit që ka përfshirë Partinë Demokratike. Bregu u shpreh se kolegët e saj janë gati t’ia marrin partinë Bashës, për mënyrën sesi ai e ka menaxhuar PD-në gjatë këtyre viteve, duke humbur edhe 2 palë zgjedhje. Sipas saj interesi i Bashes është vetëm ekonomik dhe kërkon që më anë të partisë të bëj biznes. Në vemendje të Bregut këo kohë kanë qënë edhe akuzat ne drejtim te Bashes, per konrtata e lobimit rus. Ajo i kerkoi miqesisht kryetarit te opozitës që të jetë serioz me deklaratëtë që bën mbi këtë çështje, sepse pasojat do të jenë serioze për PD-në, dhe për vendin.

Turi: Statusi juaj i fundit në facebook, në fakt nis si një analizë për një datë të zakonshme e vendosur në kalendar, dhe në fund kthehet në një lloj skaneri për të arritur tek po e njëjta tezë, që Lulzim Basha po e shkatërron PD-në!
Bregu: Kisha vendosur për një lloj ndërgjegjësimi personal, që njëfarë kohe të ruaja një pozicion më të distancuar ose një lloj heshtje, jo se unë jam e shkëputur dhe nuk ndjek përditë atë çka ndodh me poltikën shqiptare, por të them të drejtën, ndonjëherë të bezdiset edhe vetja, duke qëndruar në pozicionin e thënjes së gjërave, duke kritikuar, duke u habitur, duke të ardhur keq, duke qeshur me ironi, duke mos i besuar as veshëve dhe as syve për atë që sheh dhe dëgjon, me partinë tënde politike.
Megjithatë kur u zgjova sot në mëngjes, nje mik gazetar më çon një foto të një prej gazetave ku flitej për këtë projektligj. Nuk e dija që ky projektligj kishte dy javë që ishte depozituar në parklament. Po të shohësh më pas, shikon që PD e ka tërhequr menjëherë më pas. Ka qënë një distancë kohore rreth gjysëm ore pas statusit tim, kur PD e ka tërhequr këtë projekligj, duke e quajtur atë një lloj lapsusi dhe duke ia lënë peshën atij projektligji që unë e përmend, që ka nisur në vitin 2017, për të ndërtuar një projektligj që të ndalojnë simbolet e komunizmit. Ju e keni parasysh që çdo 29 nëntor, del nga një portret i Enver Hoxhës.

Turi: Ku do të arrijë ky Lulzim Basha?
Bregu: i vetmi qellim i kryetarit të Partisë Demokratike është konsolidimi dhe refomartimi i një formacioni politik të tijin, tërësisht të tijin. Pa patur nevojë as për ideologji, as për grupe mbështetëse.
Atij ndoshta i pëlqen pushteti që ka. Kryetari i PD-së ka pushtet, ka pushtet mediatik. Unë jam e bindur që sot atij i intereson të ketë një grupim, apo një parti që të mos ketë asnjë lidhje me të shkuarën apo me historikun e saj. Mjafton të jetë një grup që i përgjigjet dhe nuk i krijon probleme.
Ju kujtohet vjet para fushatës elektorale, pakti midis kryetarit të PD dhe Kryeministrit të vendit?
Ju kujtohet gjithesesi sesi vijoi ai pakt, me emërimin e disa ministratve dhe të disa drejtorëve, të cilët viheshin në fushatë me idenë për të mos lejuar burmin e lekëve të përdorej nga Partia Socialiste. Une besoj se ai ishte një moment shume i pastër pazari.

Turi: Ju jeni me idenë që Lulzim Basha e përdor partinë për të fituar para?
Bregu: E do partinë për të konsoliduar pushtetin, pavarësisht se ky lloj pushteti në koncept, nuk të sjell kurrë në pushtet për të drejtuar qytetarët.
Ka një konsensus tek të gjithë demokratët, që nuk ndihen të përfaqësuar në formatin me të cilin është sot Partia Demokartike, dhe sigurisht edhe nga Kryetari aktual i PD-se.

Turi: Ai ka nisur një proces zgjedhor brënda partisë!
Bregu: (qesh)
Turi: Madje propozoi që edhe kundërshtarët e tij te bëhen pjesë. Pse nuk ia jepni një shans?
Bregu: Une, së bashku me kolegeë të mitë nuk e besoj se i kemi fut shkopinj nënrrota Lulzim Bashës, apo si kemi dhënë një shans, që shumë prej nesh nuk do të donin t’ia linin më në dorë. Pra i referohem këtu garës së tij në procesin e vetëzgjedhjes si Kryetar i PD, vendosi që të shkilte të gjitha parimet dhe të gjitha forumet e partisë, e ta merrte vetë në dorë, të vetngrinte per një periudhë në verë meqë ishte shumë nxehtë, dhe pastaj të shkonte dhe të vetëzgjidhej përsëri.
Nuk bëhet fjalë që nuk i japim ne shansin, shansin nuk ta japin kritikët, demokratët, apo njerëzit brënda forumit të partisë. Shansin ta jep vota dhe fatkeqësisht me votë rezultati i zgjdhjeve të fundit parlamentare ka qënë një rezultat katastofik për PD.
Sot Partia Demokratike është e përçarë, sot demokratët nuk kanë besim që lidershipi aktual i PD, i çon drejt një fitoreje dhe një marrje të pushtetit, ky është qëllimi kryesor i një force politike.
Zgjdhjet e kësaj radhe, jo vetëm që nuk respektojnë asnji nga forumet dhe statutin e partisë demokratike, përsëri një shkelje e re, por nga ana tjetër janë vetëm një mundësi për të preznatuar një farsë më shumë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve.

Turi: A është  e nevojshme në këto momente krijimi i një force të re brënda së djathtës?
Bregu: Nuk është qëllimi krijimi i një force të re politike, për të përçarë edhe ata pak demokratë që kanë ngelur. Eshtë qëllimi për ta bërë PD-në më të mirë dhe ku atje meriton të jetë.

Turi: Si mund të bëhet më të mirë, konkretisht?
Bregu:  Duke e kthyer procesin e zgjedhjeve në PD në shina. Mënyra dhe perpjekja e të gjithëve bashkë dhe tensioni i krijuar gjatë gjithë këtyre mujave ka të bëjë e gjitha me këtë; për të mundësuar dhe kërkuar dhe për t’i bërë deri në fund shërbimin e mbajtjes bashkë të parisë demokratike.

Turi: Mendoni se kjo mund të arrihet?
Bregu: Nuk e di! Por kjo nuk pengon asnjërin prej nesh që të ketë dëshirë dhe të përpiqet, dhe nuk na heq asnjërit mundësine për të folur.

Turi: Cili është gjykimi juaj për Rusian Gate të Bashës?
Bregu: Para disa muajsh kjo çështje u shfaq për herë të parë në një nga gazetat investigative të Ballkanit që ishte Birn, dhe pastaj u harrua. Kam thene ne ate kohe diçka dhe vazhdoj ta përsëris, marrëdhia financiare, sikurse marrëdhiet e tjera të vendimarrjes në PD, nuk janë rezultat i vendimit të grupi parlamentar, të kryesisë, apo këshillit kombëtar. Janë vendime që shumë prej tyre, kryetari i PD është mburrur, siç ishte rasti në zgjedhjet e kaluara, me listën e tij të re parlamentare, për konceptin e tij të republikës së re. Pra nuk janë vendime të konsultuara në forume. E njëjta gjë ndodh edhe për vendimin e pagesës apo të zgjedhjes për lobiste apo edhe të pagesave të partisë demoktike.

Turi: E mendon një naivitet?
Bregu: Nuk ka asnjë gjë rastësore. Nuk dua ta shoh kështu. Unë them se pse në një moment kur një pjesë e mirë e demokrateve mendonin se kishin një akison politik, i cili i ngrohu deri diku, çadra. Shumë prej nesh nuk ishin dakord, nuk kam qënë dakord për bojkotin e parlamentit dhe mospjesmarrjen në zgjedhje. Mosmarrja pjesë në zgjedhje të nxjerr jashtë sistemi, të lë në rrugë, të nxjerr nga institucionet, e çon vendin drejt një destabilizimi. Atje ku nuk ka me vend ideologjia dhe funskinon mediokriteti, rendet drejt populizmit. Por ajo që nuk kuptoj sot e kësaj dite, është se pse një moment kur pjesa dërrmuese e atyre që kuptojne politikën, brënda PD-së dhe jo vetëm, edhe ne Europë, edhe ne SHBA, ishin kundër bojkotit të zgjedhjeve. Pse Lulzim Basha duhej të paguante një firmë lobuese, për të promovuar se bojkoti i zgjedhjeve ishte pozitiv dhe i sillte dicka pozitive partisë demokatike. Kjo është një pikepyetje shumë e madhe, nuk di se çfarë ka ndodhur me pagesat me firmat lobuese, nuk di sa herë janë paguar, sa kanë qënë këstet e pagesave. Në rast se do të besonim atë çka thotë media, media shqiptare apo ajo amerkiane që ka botuar artikuj së fundmi, i bie një shumë shumë e madhe, diku gati 1 milion dollarë. Ky nuk është vendim i Partisë Demokratike. Ky është vendim i kryetrit të partise demokratike, i cili ka pergjegjesi politike por edhe përgjesinë morale, por edhe përgjegjësinë institucionale të thotë të vetmin variant serioz dhe të vërtetë të kësaj skeme financimi. Miqësisht do t’i këshilloja Lulzim Bashës që këtë radhë të jetë shumë serioz për atë që deklaron. Nuk dua që pasojat të bien mbi forcën politike që sot është mjaftueshmërisht e rrudhur për t’u ndjerë shumë keq. Nuk ka gisht partia demokatike në këto vendime. Ky është një moment shumë serioz që nuk mund të kaloj me akuza për fake neës apo akuza të tjera. Eshtë moment serioz se ndodh për herë të parë,  por sepse për herë të parë ka një akuze e cila e përbalt padrejtësisht PD-në, në pjesën me delikate që lidhet me korruspionin në nivel të lartë,  që ka të bej me financimin e partive politike. Nuk do doja as për Lulzim Bashën të dilte keq nga kjo histori, nuk do ta doja as për armikun, dëmtohet vendi, dëmtohet imazhi, dëmtohet pd, sigurisht dëmtohet edhe ai vetë. Ky është moment për të bërë transparencë njëherë  e mirë.

Share: