Home KRYESORE Brenda pak ditësh taksa e infrastrukturës do të…

Brenda pak ditësh taksa e infrastrukturës do të…

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku i ftuar në “Tonight Ilva Tare” thotë se do të revokohet ulja e taksës së infrastrukturës për ndërtesa me 4% dhe do të mbetet taksa e mëparshme prej 8%.

Mazniku: Këshilli Bashkiak ka kërkuar revokimin e këtij vendimi. Vendimi i cili ndryshonte taksat e infrastrukturës për ndërtesat e tipit zyrë në aksin qendror të qytetit nga 8 në 4%, do të mbetet në 8%. Kjo ndodhi si rrjedhojë e debatit publik. Një ndër problemet që kemi sot është që një pjesë e madhe e ndërtesave, regjistrohen si apartamente dhe regjistrohen si zyra. Ato që janë taksuar si apartamente taksohen me 0.05 për qind, ndërkohë për zyra regjistrohen 0.02, pra katër herë më shumë. Interesi i Bashkisë ishte që sa më shumë ndërtesa të reja të regjistrohen që në fillim si zyra në mënyrë që t’u merrej atyre taksë 0.02./360grade.al

Share: