Home KRYESORE Bushati: Mos intimidoni negociatoret, po jepni mesazh të gabuar tek Greqia

Bushati: Mos intimidoni negociatoret, po jepni mesazh të gabuar tek Greqia

Ministri i Jashtem ka marre ne mbrojtje Artur Mecollarin, negociatorin qe u quajt si “spiun”. Ai tha se kush ka verejtje tu drejtohej institucioneve dhe te mos u behet gjyq publik. Deklarata u be sot gjate raportimit ne komisionin e jashtem parlamentar.

“E ka bërë publik faktin që për këta emra ka kërkuar një verifikim nga instancat shtetërore përkatëse, po ju them para se të procedonim për këta emra ne kemi bërë verifikimin tonë. Institucionet do të përgjigjen për këtë çështje por nuk është absolutisht normale për një shtet që të diskutojë emrat në publik dhe të fillojë linçimi i tyre.

Përgjegjësia për këtë proces, është përgjegjësi politike. Kush ka vërejtje për emra individualë i drejtohet instancave shtetërore. Ndërsa këtu, nuk është në tagrin e Parlamentit, nuk është Parlamenti as SHISH, as DSIK, as SHIU. Kush ka interes për të ditur historikun e x-it e y-it le ti drejtohet mbi bazën e rregullave instancave përkatëse.

E para tentojmë ti intimidojmë dhe demotivojmë, e dyta japin sinjal të keq dhe fqinjëve që duam të negociojmë një marrëveshje të re”, tha ministri Ditmir Bushati.

Share: