Home KRYESORE Çfarë dhe si mësojnë fëmijët tanë sot!?

Çfarë dhe si mësojnë fëmijët tanë sot!?

Nga Olda Çiço

Dikur, të vetmet reklama të bizneseve që dukeshin pothuaj në çdo cep të rrugëve të Tiranës, por dhe të gjithë Shqipërisë, ishin Lavazhet, pastaj Kafenetë, Kioskat e basteve e më pas Farmacive, Klinikave Dentare e “tek tuk” ndonjë shkollë për mësimin gjuhës syresh.

Sigurisht pas gati 25 vitesh ka ndryshuar shumë trendi i bizneseve dinamike të hapura. Janë sofistikuar, shumëfishuar dhe për fat te keq, kopjuar pa ndonjë plan të qartë biznesi dhe pothuaj pa asnjë studim të tregut.

Në të njëjtën rrugë do të gjeje dhe vazhdon të gjesh edhe sot, njëherazi të njëjtat lloje biznesi që, pa ndonjë rregull te mire përcaktuar, konkurrojnë njëri-tjetrin e, sigurisht shpesh kemi qenë dhe jemi dëshmitarë të dështimeve, apo ne shume raste konkurrencës e pa ndershme.

Çdo lloj biznesi ka rëndësinë e vet, dhe shteti duhet të ushtrojë kontrollin e tij për të ruajtur konsumatorin nga bizneset abuzive detyrë kryesore kjo e shtetit të së drejtës. Konsumatori është taksapaguesi dhe, pra ai qe paguan aktivitetin e shtetit i cili duhet te jete vetëm rregullator i drejte dhe efektiv.

Mendoni për një çast cilat do të ishin pasojat e një farmacie të pa kontrolluar? Po të një Klinike Dentare private? Po kështu mund të numërojmë dhjetëra biznese të cilat pa vështirësi mund të shkaktojnë deri dhe humbje jete nëse nuk funksionojnë në një standard te rregulluar me ligje te drejta të cilat do të krijonin siguri dhe garanci për jetët tona.

Nga ana tjetër duhet thëne se ndërsa shumë prej këtyre bizneseve kanë krijuar tashme një tradite e cila duhet ruajtur dhe mbështetur nga ana e instrumenteve shtetëror dhe sigurisht, nuk mund te mohohet qe forca shtetit ka filluar të ndjehet në parandalimin e shumë rreziqeve që mund të vazhdonin të sillnin dëme nga mungesa e kontrollit!

Le të ndalemi në një fenomen i cili jo vetëm nuk ka gjetur zgjidhje, por abuzivizmi ka sjelle rënie të lirë dhe degradim të sistemit të mësimdhënies ne teresi nga mungesat e politikave proteksioniste ne favor te cilesise.

Ka mijëra shkolla gjuhë, që mësojne Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Frëngjisht dhe Gjuhe kineze e cila për fat të mire po gjen një hapësirë të veçante.

Ndërsa Anglishtja vazhdon të jetë një nga gjuhët kryesore që mësohet në të gjithë Shqipërinë, edhe numri i “shkollave” te gjuhës ka pasur një rritje astronomike tërësisht të pa kontrolluar! .
Mjafton të kaloni nëpër rrugët, lagjet por edhe fshatrat e vendit, do të gjeni raste kur mësues të Anglishtes, por jo vetëm edhe lëndëve të tjera, të shtrënguar të shtojnë disa para më shumë në buxhetin e tyre familjar, mbledhin ku dhe si të munden nxënës të cilëve u bëjnë mësim, nëpër skuta të errëta, bodrume, dhoma gjumi, koridore, guzhina, apo në çdo ambient tjetër ku mungojnë kushtet më minimale të mësimdhënies, për te mos folur per mjetet didaktike…

Te nderuar lexues te Perqasje.com mendoheni vetë sa herë duhet të ndërpritet mësimi ne te tilla “institucione arsimimi” ndërsa “mësuesja e pafajshme” në fjalë duhet të përgatisë drekën, të kujdeset për fëmijët, apo të kursejë për ngrohje e të tjera si këto…

Personalisht shpesh u bëj thirrje prindërve që takoj, të bëjnë kujdes e te mos çojnë fëmijët e tyre në shkolla gjuhe fantazmë, të cilat nuk kanë histori, ku jo vetëm nuk merret një çertificate e njohur nga MAS, por ato janë edhe të paliçensuara! Në rastin më të mirë, nëse janë nuk plotësojnë kushtet më minimale të mësimdhënies, pa përmendur mijëra raste si ato më lartë, ka edhe jo pak raste ku studenteve u bëhet mësim nga të njëjtët mësues të shkollave publike te shtetit, dhe këto janë raste abuzive tregojnë se nuk merret nota sipas meritës, por sipas interesit…

Anglishtja është bërë “një çelës” i cili mund të hape mundësi të mëdha për të ardhmen e gjithë-kujt, dhe në këtë botë globale është e vështirë të jesh i suksesshëm e te bësh karriere, nëse nuk ke njohuri të mira të gjuhës Angleze në rastin në fjalë.

Jemi të gjithë të vetëdijshëm që jetojmë në një kohë ku dëshira për të mësuar ka rënë ndjeshëm, ka nxënës e studentë qe më shumë shqetësohen se si do të marrin diplomën pa mësuar, se të mësojnë për ta merituar atë.

Pothuaj të gjithë besojnë se Facebook u ka mësuar mjaftueshëm anglisht për ta quajtur “gjuhë të njohur”, por e kuptojnë vonë se ajo që kanë mësuar nga filmat, apo interneti është totalisht e pa mjaftueshme për t’a përdorur për arsye pune dhe se, për të analizuar dhe artikuluar mendimin tuaj në gjuhën e huaj, duhet vetëm gjuha e mësuar nga puna dhe të studiuarit në shkollë.

Kam qenë vetë një nga studentet me fat të Language Schools in Albania prej hapjes së saj në vitin 1994-1999 dhe nuk e teproj të them se më ka ndryshuar jetën për mirë.

Mbaj mend entuziazmin me të cilin shkonim dhe mezi prisnim te ktheheshim ne studim. Nuk ishte vetëm gjuha që mësohej, por kontaktet me bashkëmoshatare nga e gjithë bota me të cilët jemi miq edhe sot dhe që na mundësoi Language School In Albania nëpërmjet Anglishtes.

Por jo vetëm, libri në Anglisht ishte një dhuratë e çmuar dhe të tilla kishim dhe ka me mijëra nëpër bibliotekat e shkollave tona. Qindra studente nga ne kanë vizituar Anglinë dhe USA dhe plotë të tjerë kanë vijuar studimet në Universitet me të mira atje. Sot janë mijëra ish-studentë tanë që kanë pozicione të nderuara në shoqëritë ku punojnë dhe jetojnë.

Tek Language Schools in Albania nuk mësohet vetëm gjuha, por dhe kultura që derivon nga kjo gjuhë më e kërkuara dhe më folura në mbarë Globin.

Nuk jam nostalgjike, por besoj se duhen ruajtur vlerat e arsimit dhe duhet respektuar shkollat që kanë histori suksesi dhe standardesh në tërësinë e tyre.

Ndërsa shikoj faqen e internetit (www.lsiaal.org) dhe klikoj në rubrikën Alumni, gjej kaq shumë kujtime të mësuesve, apo studenteve me të cilët mësova dhe ndava emocione të jashtëzakonshme ndërsa përballeshim të gjithë me një botë të cilin kishim filluar ta njohim nëpërmjet mësimit te gjuhës Angleze.

Më vijnë ndërmend kaq emra të dashur të pedagogëve që na mësuan me aq dashuri e durim, Prof Hamlet Bezhani i cili edhe pse nuk jeton më ruaj kujtimet më të dashura. Shpresa Rira, Fatmir Frapi, Lindita Hasimi, Sashenka Bezhani, Jani Panolli, Gjergj Ciço, Shpresa Delija, Shqipe Picori që ishin themeluesit e Language Schools in Albania e më pas një plejadë e gjatë mësuesish për të cilët të gjithë ne duhet të jemi mirënjohës dhe krenarë.

Prindër te nderuar, ndërsa fëmijët tuaj e tanët nuk mund të bëjnë zgjedhjet e duhura, në prindërit kemi përgjegjësinë për të ardhmen e tyre. Ajo që mësohet keq sot, është shume e vështirë e pothuaj e pamundur të mësohet mirë më vonë.

Share: