Home Gjeo-Ekonomia Çfarë po ndodh me Euron? Sot këmbehet me 130 lekë

Çfarë po ndodh me Euron? Sot këmbehet me 130 lekë

Euro ka shënuar sërish një rekord të ulët në tregun vendas, duke u këmbyer në kuotën e 130.86 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro ka vijuar të nënçmohet në vend, duke ruajtur tendencën me rënie prej fillimit të muajit mars, ku euro ka humbur rreth 1.3 pikë përkundrejt lekut vendas.

Ekspertët e kursit të këmbimit arsye kryesore të rënies së euro në këto nivele këmbimi japin ofertën e madhe në valutë në tregun e brendshëm dhe qarkullimin e ulët të lekut.

Arsye tjetër që ka nxitur rënien e valutës në vend, është edhe afrimi i afatit të fundit për pagesën e sigurimeve. Sipas aktorëve të tregut, bizneset kanë filluar që të prekin depozitat e tyre në valutë për të paguar detyrimet si TVSH-ja dhe sigurimet duke qenë se qarkullim është i ulët.

Ndërkohë që oferta për valutë është e lartë, qarkullimi i lekut në ekonomi është i ulët.

Një tjetër arsye sipas ekspertëve është rritja e ndërtimeve në vend dhe e shitjeve, të cilat po ndikojnë në shtimin e ofertës për valutë. Ndërtuesit, ndonëse punojnë kryesisht në klering, kanë nevojë për likuiditete për pagimin e taksave dhe shpenzimeve të tjera dhe po nxitojnë që të këmbejnë valutë.

Në nënçmimin euros në tregun vendas, një faktor tjetër që ka ndikuar është edhe politika e de-euroizimit e Bankës së Shqipërisë, teksa bankat po nxisin individët që të konvertojnë depozitat nga euro në lekë, çka është një tjetër faktor i shtuar që ka rritur ofertën në valutë. /Monitor

Share: