Home KRYESORE Dalin pamjet e grabitjes në Kamëz: Autorët ende në arrati

Dalin pamjet e grabitjes në Kamëz: Autorët ende në arrati

Grabitja e ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, javën e kaluar ishte më e rënda, por jo e vetmja. Në Tiranë regjistrohen mesatarisht 7 vjedhje/grabitje çdo ditë. Pamjet qe publikon ABC News i perkasin nje grabitje qe ndodhi javen e kaluar ne nje market në Kamëz.

Të qetë, 4 autorët vjedhin paratë në arkën e kursimeve edhe pse alarmi ishte aktivizuar në momentin e hyrjes së tyre në godinë.

Të gjithë grabitësit kishin leva hekuri në duar, ndërsa jashtë supermarketit i priste një autmojet tip “Mecedes-Benz”

Ende policia e kryeqytetit nuk ka rënë në gjurmët e këtij grupi hajdutësh, të cilët dyshohen se kanë tentuar më datë 2 Mars të grabisin edhe një bankë të nivelit të dytë në autostradën Tiranë-Durrës.

Uniformat blu njoftuan se u mor vetëm një shumë e vogël monetare, e mbetur në arkat e shërbimit, ndërsa synimi i grabitësve ishte kasaforta e bankës.

Java e fundit ka shënuar edhe shumë grabitje të tjerë në qytete të ndryshme të vendit si Korçë, Lezhë, Rrëshen, Delvinë dhe Shkodër.

Video: Grabitja e 28 Shkurtit në Kamez

Share: