Home KRYESORE Deputeti i PD sulmon Ramën

Deputeti i PD sulmon Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka ironizuar postimet e kryeministrit, gjatë cilave përsëriste një frazë: Rrëfehu në prokurori.

Me anë të një postimi në Facebook, Salianj shkruan se sot Rama ka bërë një fabul dhe dy gomarllëqe.

Në postimin e tij deputeti i PD shkruan se frazë e përdorur nga Rama do të mbetet personifikimi i një qeveria që nuk ka as zot e as fe.

“’Rrëfeu në prokurori” , ndërsa rrëfimi ndodh në besim, kryeministri shqiptar e kërkon në institucionon e hetimit. Drejtësia që ka ky njeri në mendje është rrefimi në prokurori i mëkateve qeverisëse dhe dalja nga prokuroria me shpirt e trup të pastër e me torba dhe thasë me para në shpinë!”, shkruan ndër të tjera Salianji.

Deputeti i PD, Salianji

Rama sot:

Një fabul; dy gomarllëqe.

RRËFEHU NË PROKURORI!!!! thotë Rama, shprehja që do shenjojë jo vetëm ditën e sotme por që do mbetet personifikimi i vërtetë i një qeverisje që s’ka Zot as fe.

I kumbon trashëgimia nga ka ardhur, ku rrëfimi i vetëm i cili në fakt ishte vetëm spiunimi intrigë në hetuesi e prokurori shpërblehej me burgosjen, degdisjen apo edhe varjen e viktimave të rrëfyer apo spiunuar.

“Rrëfeu në prokurori” , ndërsa rrëfimi ndodh në besim, kryeministri shqiptar e kërkon në institucionon e hetimit. Drejtësia që ka ky njeri në mendje është rrefimi në prokurori i mëkateve qeverisëse dhe dalja nga prokuroria me shpirt e trup të pastër e me torba dhe thasë me para në shpinë!

Mos u habisni që fajtori çirret dhe akuzon, ai po ulëret të mbulojë fajin e tij, thotë një proverb hindu.

Kështu dhe qeveria shqiptare, e cila edhe kur tund deren kot prodhon para korrupsioni dhe abuzimesh çirret sot se Presidenti Trump ka marre 20 mijë $ për një foto!

Fajtori ulëret fajin e vet, dhe kaq i rëndon faji sa të prodhojë edhe përralla si këto me armikun e deklaruar të tyre, Trump. E mendojnë presidentin Trump si vetja

Këtë e çjerrin me buçitje njësoj si dikur kur dëgjohej bulevardeve “ju flet ….Radio Tirana” …sot dëgjohet qartë që “Ju flet…subkoshienca”.

Share: