Home KRYESORE “Deti”/ Krisafi: Nuk do të ketë gafa si ato të 2009-ës

“Deti”/ Krisafi: Nuk do të ketë gafa si ato të 2009-ës

Ksenofon Krisafi, njeriu që kryesoi negociatat me Italinë për kufirin detar, i është kërkuar nga Presidenti dhe ministri Jashtëm t’i bashkohet rinegocimit të detit me Greqinë.

Krisafi si një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të paktit të 2009-s me Greqinë, është shprehur se gabimet që u bënë në 2009-ën nuk kanë për të ndodhur pasi faktorët politikë që ndikuan aso kohe nuk janë më prezent.

“Besoj që gabimet që u bënë me negociatat në vitin 2009 nuk duhet të ndodhin dhe nuk do ndodhin. Ato faktorë që ndikuan për keq në vitin 2009 nuk janë më prezent. Ndërhyrja brutale, violente e politikës në kompetencën e delegacionit nuk ka pse të jetë. Përbërja e këtij delegacioni ka një përzgjedhje të kujdesshme për t’i dhënë prioritet kompetencës profesionale”.

Profesor Krisafi sqaron se cila do të jetë pjesa e vështirë e këtyre negociatave.

“Është fjala për të vendosur kufij, të cila nuk i vendos dot nesër, pasnesër, apo pas 10 vitesh. Këta kufij do të vendosen në një zonë për të cilën flitet gjerë e gjatë se ka pasuri të konsiderueshme dhe këto pasuri duhen ndarë siç i takon të ndahen”.

I pyetur nëqoftëse kufijtë mund të negociohen deri për Pashkë, atëherë kur pritet vizita e Kryeministrit Tsipras, ai u përgjigj se “çdo gjë ndodh. Por nëse do i referohemi eksperiencës me vendet e tjera duket pak e vështirë. Në shumë vende të tjera kanë zgjatur negociatat me 5-6 vite”.

Share: