Home I pakategorizuar Die Welt lëshon alarmin: “Turqia dhe Greqia drejt një lufte shkatërrimtare!

Die Welt lëshon alarmin: “Turqia dhe Greqia drejt një lufte shkatërrimtare!

“Marrëdhëniet e vështira mes dy partnerëve të NATO-s kanë mbërritur në pikën më kritike që kur presidenti turk ka rinisur rindërtimin e Turqisë si në një shtetet autoritarin duke ushtruar një politikë të jashtme agresive dhe ekspansive”, shkruan e përditshmja gjermane “Die Welt” në një raport të marrëdhënieve me Athinës dhe Ankarasë.

Gazeta e madhe evropiane nënvizon faktin se nuk përjashtohet as një konflikt ushtarak mes dy vendeve dhe përmend shtimin e provokimeve të Erdoganit me shkelje kufijsh dhe retorikë agresive ndaj fqinjit.

“Kjo strategji agresive e shkeljes sistematike të kufijve është shtuar shumë pas tentativës për grusht shteti në vitin 2016. Në të njëjtën kohë, forca ushtarake detare dhe ajrore turke në veçanti ka humbur shumë nga aftësitë e saj pas spastrimeve politike që nisën në vitin 2011 dhe oficerë jokompetentë kanë urdhëruar zbatimin e një politike të rrezikshme konfliktuale që mund t’i fundosë ata”.

“Në të njëjtën kohë mund të kemi një ndërhyrje të fuqive të mëdha nëse situata përshkallëzohet ashtu si incidentit të vitit 1996 në ishullin e Imias, kur SHBA ndërhyri për të ndarë palët. Por nuk është e sigurt që administrata Trump do të veprojë njëlloj”.

Si forcë ushtarake, dy ushtritë greke dhe turke kanë thuajse me të njëjtin arsenal armësh. Të dyja së bashku ato kanë më shumë fuqi ushtarake se gjithë pjesa tjetër e Europës. 830 mjete të blinduara, 2500 mjete të tjera luftarake. Dy flotat ajrore kanë në total 450 avionë luftarakë dhe në një rast lufte, ky arsenal në kohë shumë të shkurtër, shkakton shkatërrime fatale”, përfundon shkrimi i “Die Welt”./360grade.al

Share: