Përktheu: Elona Caslli
E gjatë është nata
dhe e pakohë.
Qielli i fryrë nga shiu
nuk i lejon sytë
t’i shohin yjet.
Dritën,
nuk do ta sjellë
as era e akullt,
as kënga e gjelit,
as lotët e foshnjes.
Shumë e gjatë është nata,
e pakohë,
e pafundme.