Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është arrestuar sot Kryetari i Bashkisë së Lezhës dhe 7 zyrtarë të tjerë të kësaj Bashkie. Ata akuzohen për abuzime me pronat në bregdet dhe konrektisht në zonën e njohur “Rana e hedhun”.
I gjithë operacioni është kryer nga Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit, pranë në nivel qendro dhe jo lokal. Janë gjithsej në hetim 23 persona, ku për 8 prej tyre janë prerë urdhër-arreste. Janë sekuestruar me qindra ha tokë në bregdet që dyshohet se janë përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.
Deri më tani janë mësuar emrat e personave të arrestuar si më poshtë:
Fran Frrokaj – Kryetar i Bashkisë Lezhë
Enver Hafizi – Nënkryetar i Bashkisë Lezhë
Gjelina Bacaj – Drejtore e Hipotekës
Eduard Lekaj – Jurist te Hipoteka
Armando Dakaj – Jurist te Hipoteka