Presidenti turk mendon se Siria do të sjellë konfliktin e tretë botëror. Duke folur nga një eveniment për shëndetësinë, Rexhep Taip Erdogan, tha se SHBA është duke ndërtuar 20 baza në Siri.
“SHBA ndërton 20 baza në Siri, të cilat drejtohen kundër Rusisë dhe mund të jenë shkaku i nisjes së Luftës së Tretë Botërore. Pyetja që ngrihet është përse amerikanët po ndërtojnë baza në Siri? Ku janë forcat ruse dhe iraniane, kur ka nevojë për to?”
Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje popullit turk që të përgatitet për të gjithë skenarët: “Le të jemi gati edhe për Luftën III Botërore. Duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar”.
Erdogan nisi dhe një sulm të ri në drejtim të Athinës, duke nënvizuar se vendi i tij nuk ka nevojë për asnjë aleat dhe se do të prodhojë armët e saj, sepse ka “fqinjë të këqij”.
Ai sulmoi edhe BE-në që mbështeti Greqinë në këtë kohë krize. “Ata u dhanë 400 miliardë euro. Kur vendet me gaz dhe naftë kanë probleme, ata sigurisht që i ndihmojnë ato. Por kur Turqia ka probleme, u kthejnë shpinën. Por ne do t’i bëjmë vetë sakrificat tona”.