Home KRYESORE Fino ankimon Asamblenë Zgjedhore në KAS të Lozanës

Fino ankimon Asamblenë Zgjedhore në KAS të Lozanës

Kandidati për kreun e FSHF-së, Bashim Fino ka ankimuar vendimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së duke dorëzuar kërkesën në KAS të Lozanës për ta cilësuar atë si të pavlefshme.

Burime të SportNews kanë bërë më dije se ankimimi është bërë rreth 10 ditë pas zgjedhjeve.

Argumentet më të forta janë shoqatat sportive të parregjistruara dhe personat e paautotizuar për të drejtë vote.

Por Bashkim Fino nuk është i vetëm në këtë garë duke bërë kështu që edhe disa nga kandidatët për në Komitetin Ekzekutiv kanë ankimuar vendimet e Asamblesë së fundit zgjedhore.

Një tjetër fakt është se gjatë numërimit të votave, sekretari i përgjithshëm, Shulku dhe Shefi i Garave, Nurishmi afroheshin shpesh te komisioni i numërimit dhe diskutonin me anëtarët e tij në kohën kur po shpalleshin votat.

Tashmë duhen disa javë që KAS-i i Lozanës të nxjerrë një vendim përfundimtar.

Share: