Home KRYESORE FMN foli, Kryeministri me koncesionet po shkaterron dhe kriminalizon ekonomine.

FMN foli, Kryeministri me koncesionet po shkaterron dhe kriminalizon ekonomine.

Nga Petrit Vasili

Kryeministri me koncesionet po e zhyt vendin ne nje gremine ekonomike shume te rrezikshme dhe me pasoja shkaterrimtare.

Riciklimi i parave te pista,krijimi i nje borxhi te tmerrshem me pasoja afat gjata,asfiksimi i ekonomise dhe mbreterimi i klientelizmit kriminal keto jane e ardhmja e zeze qe e pret ekonomine e vendit.

Kryeministri eshte ideatori dhe frymezuesi i koncesioneve si PIRAMIDA te verteta kriminale financiare.

Hetimi me cdo mjet dhe forme i veprimtarise kriminale ne ekonomi te kryeministrit duhet te jete objektivi me i rendesishem i prokurorise dhe i partnereve nderkombetare,pasi FMN ka vene gishtin mbi plage.

Bllokimi kriminal prej me shume se dy vjetesh ne parlament i ligjit te propozuar ngs LSI per koncesionet eshte deshmi evidente e interesave te erreta dhe okulte te qeverise per koncesionet.

FMN foli shume qarte dhe thote:

1.Ne kemi deklaruar që kuadri institucional për menaxhimin e koncesioneve mbetet i papërshtatshëm.ndaj kemi këshilluar Qeverinë që të marr një pushim të shkurtër, të pezullojë dhënien e koncesioneve të reja”,

Sipas shefit të FMN në Tiranë.

“Duhet të kemi një listë konsistente të projekteve prioritare që bëhën me koncesion, por jo vetëm. Sot nuk e kemi. Çdo koncesion, përfshirë ato të mëdhatë e dhëna së fundmi, del nga një proces jo shumë formal. Së dyti:Shefi i Zyrës së Fondit thotë se Qeveria duhet t’i japë fund miratimit të koncesioneve që vijnë si propozime nga privatët.

“Programi i investimeve të qeverisë duhet të jetë konsistent dhe i mirëmenduar. Ai duhet të mbajë parasysh përfitimet totale në rrjetin e infrastrukturës, që vijnë nga investimet e ndryshme. Kjo nuk mund të ndodhë kur Qeveria thjesht miraton propozimet e pakërkuara që vijnë nga privatët.

Se treti:“PPP-t përmbajnë risqe thelbësore fiskale. Një nga motivimet kryesore të PPP-ve duket se është shtyrja e pagesës. Pra, investimi bëhet tani me financime nga privatët, Qeveria e paguan më vonë. Kjo ekonomikisht është e njëjtë me huamarrjen. Pra i gjithë investimi, ose një pjesë e tij duhet të regjistrohet si borxh publik”,

Share: