Home KRYESORE Gazetarja kërcënohet me thikë dhe tregon tmerrin e përjetuar

Gazetarja kërcënohet me thikë dhe tregon tmerrin e përjetuar

Gazetarja e Tg2 Christiana Ruggeri, me anë të një statusi në Facebook ka treguar tmerrin që po përjeton. Ajo është kërcënuar mëngjesin e së premtes me thikë nga ish-partneri i dados që mbante vajzën e saj.

Agresori ishte i bindur se gazetarja ishte shkaku përse gruaja e tij e cila dhunohej sistematikisht prej tij, e kishte lënë. Menjëherë pasi kishte kërcënuar gazetaren, ai është zhdukur. Burri në fjalë është një afgan 30 vjeçar i cili jetonte me dokumenta të rregullt në Itali.

Ndërkaq ajo e ka komentuar kështu përjetimin në Facebook:

“Kush do të më mbrojë nga ky individ i dhunshëm dhe i rrezikshëm, mua dhe vajzën time? Ai u përpoq të na vrasë: a nuk është e mjaftueshme që ai të shkojë para drejtësisë”, shkruan gazetarja në rrjetin social.

Por në intervistën e saj për Corriere ajo është shprehur:

“Jam gjallë falë vajzës time shtatëvjeçare që filloi të bërtiste”, shpjegon gazetarja, ende e tronditur, që ka bërë denoncimin në para oficerëve të policisë të Komisariatit Fidene-Serpentara në Romë.“Ish-partneri i dados së vajzës sime erdhi poshtë shtëpisë për të na vrarë të dyjave. Ai më akuzon se kam bindur dadon që rriti vajzën time për ta lënë atë, sepse e keqtrajtonte”. Gazetarja shton se më parë i kishte shpjeguar partnerit të dados se nuk ishte përgjegjëse për ndarjen e tyre.

Ruggeri tregon më pas momentet e terrorit që ka kaluar. “Po shoqëroja vajzën time në shkollë, e vendosa në ulësen e saj pas në makinë, isha pranë asaj për të lidhur rripin e sigurimit, kur papritmas ajo filloi të bërtiste duke parë pas meje, “Do të vrasë mami, do të vrasë!”. Bëra në kohë të kthehesha dhe pashë ishin e dados që vërtiste thikën dhe vinte drejt meje. Kishte dalë nga pas një peme. Thika ishte të paktën 30 centimetra”.

Megjithatë, gazetarja arriti të ruante qetësinë. “Shkova në anën tjetër të makinës, arrita të futesha brenda dhe të shtypja butonin e mbylljes kryesore, por ai nuk u ndal. Madje ai u përpoq të thyente dritaret”. “Ndeza makinën dhe unë nisa, ai më ndoqi pas në këmbë, për 200 metra, me thikë në dorë”. Tani ai është ende i lirë dhe ne jemi me të vërtetë të frikësuara”, përfundon ajo./Opinion.al

Share: