Home KRYESORE Giuliani në Tiranë, me ftesë të muxhahedinëve: Respekt qeverisë shqiptare

Giuliani në Tiranë, me ftesë të muxhahedinëve: Respekt qeverisë shqiptare

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorut, Rudy Giuliani ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë me ftesë të muxhahedinëve iranianë, të cilët janë të strehuar prej disa vitesh në vendin tonë.

Giuliani ka qenë i pranishëm sot në festen e Sulltan Novruzit, që festohet nga iranianët dhe mbajti një fjalim përpara muxhahedinëve.

Ish-kryebashkiaku i famshëm i atentateve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork e cilësoi si emocionuese praninë mes pjesëtarëve të opozitës iraniane, mbi 2 mijë prej të cilëve jetojnë në Shqipëri.

Giuliani shprehu gjithashtu “respekt pa kufi për qeverinë shqiptare”, e cila pranoi me lobim të SHBA-ve që ta strehonte opozitën iraniane, e cila ndodhej e rrezikuar në Irak, ku qëndronte më parë në ekzil.

Ai zhvilloi gjithashtu një takim edhe me Maryam Rajavin, drejtuesen e muxhahedinëve iranianë.

Share: