Dashi
Jeni duke kërkuar për një ekuilibër emocional që t’ju japë stabilitet në jetën private. Megjithatë, do të përpiqeni për të arritur momente të tilla në çift. Beqarët mund të gëzojnë një fundjavë të qetë përpara festave të Pashkëve. Lodhja dhe mungesa e qartësisë ju bën të mërziteni me çdo gjë, madje edhe nga problemet më të vogla.
Demi
Marsi i favorshëm do t’ju japë shtysë për të përballuar edhe ditën me të zakonshme me optimizëm. Ju keni kaq shumë gjëra të bukura në mendje për të bërë partnerët të lumtur dhe pjesëtarët e tjerë të familjes! Beqarët do të kenë shumë durim, shumë prej jush do realizojnë edhe takime interesante. Ndalni pasiguritë dhe merrni forcë, mos lejoni që mendimi i të gjitha sukseseve të fituara t’ju shtyjë drejt ndonjë keqkuptimi.
Binjakët
Yjet janë në anën tuaj dhe dashuria është më mirë se asnjëherë dhe kjo ju mundëson të jetoni një ditë plot emocione. Mos u dekurajoni nëse në anën tjetër nuk ka shumë entuziazëm! Zemrat e vetmuara do të zhgënjehen nga sjellja e një personi, ndoshta ju prisni më shumë. Jeni plot energji dhe do të keni të drejtën për t’u përballur me përvojat e reja të punës.
Gaforrja
Nëse do të kishit shpresuar dëshirën për një ditë të bukur, ndoshta do të ndjeheni të zhgënjyer, por në teori nuk do të duhet të ankoheni për këtë. Shqetësimi juaj mund t’i bëjë keq edhe të dashurit/ës suaj. Beqarët mund të pranojnë një ftesë që mund të sjellë ndryshime të mira. Në ballafaqimin me biznesin tuaj mund të hasni njerëz pa elasticitet mendor, shmangni konfliktet.
Luani
Marsi duket i gatshëm t’ju dhurojë dashamirësitë e tij dhe premton eros të yjeve dhe synon të kryesojë me partnerin/en. Mbrëmje intensive! Beqarët do të jenë në gjendje për të bërë miq të mirë për të filluar një histori të re! Një kontakt do të jetë i dobishëm për të rritur fitimet. Hapni mundësi të reja që lindin me yjet në favorin tuaj.
Virgjëresha
Yjet këshillojnë të braktisni gjithë frikën dhe të keni më shumë besim te të dashurit. Nëse bëni diçka dhe më pas hiqni dorë nga gjithçka do të ishte një turp. Së shpejti zemrat e vetmuara do të mund të gjejnë shpirtin binjak, nuk ka nevojë të humbisni shpresën. Duket si një kohë e mirë për të hedhur themelet për një projekt afatgjatë, mos hezitoni të përfitoni nga kjo.
Peshorja
Ju ndjeheni si një peshk pa ujë, dhe e gjitha kjo vjen si pasojë e pasigurisë dhe mendimeve tuaja të dyshimta për të dashurin/ën tuaj! Çfarë është e gabuar është mendimi juaj, edhe pse nuk doni ta pranoni. Beqarët mund të ndryshojnë mendje në lidhje me një person i cili tani duket shumë ndryshe nga ajo që ai dukej. Mos u tërhiqni për shkak të dikujt që nuk arrin të shohë punën tuaj, jini të vendosur në pozitat tuaja.
Akrepi
Jini të kënaqur me pushimin e fundjavës, pasi lodhja ju ka bërë të ndiheni të mërzitur dhe të hutuar. Sot ju do të keni një ditë të qetë dhe nuk do keni asnjë arsye për të diskuar apo debatuar me të dashurit tuaj. Beqarët do të duhet të përpiqen të mos ekspozojnë veten e tyre shumë për të mos shkaktuar thashetheme të pajustifikuara. Ngurtësia juaj do t’ju ndalojë të modifikoni projektet. Sot do të jeni të vendosur dhe ndoshta është më mirë të punosh vetëm.
Shigjetari
Në dashuri, vazhdo pa nxitim, edhe nëse perspektivat duken të mira. Ndërhyrja e një personi mund t’ju shqetësojë, largojeni atë nga planet tuaj. Për beqarët është një ditë e zënë me miqtë dhe parashikohen shumë njohje të reja. Mundohu të mos e shpërqendrosh veten në punë dhe të kesh më shumë besim në aftësitë e tua. Mendoni për atë që keni arritur në sajë të përpjekjeve tuaja.
Bricjapi
Ka ardhur koha për të marrë një vendim përfundimtar lidhur me një situatë sentimentale. Nëse nuk mund të jetoni dashurinë ashtu siç dëshironi, kërkoni diku tjetër. Beqarët do të jenë në gjendje të rindërtojnë diçka që është ndërprerë papritmas. Një fazë relaksuese në punë po fillon sot. Përpiquni të forconi një partneritet që mund të jetë i dobishëm për ju.
Ujori
Do të jeni aktiv dhe dinamik dhe do të dëshironi të sqaroni disa keqkuptime. Megjithatë, për problemet e zemrës, përpiquni të mos nxitoni, koha do të rregullojë gjithçka. Yjet parashikojnë ndryshime pozitive për beqarët. Qëndroni larg situatave jo bindëse dhe përqendrohuni në punë. Ju do të keni kënaqësi të mëdha dhe shumë lëvdata.
Peshqit
Sot ju jeni në gjendje shpirtërore jo shumë të mirë dhe keni nevojë për fjalë të ëmbla e të buta. Mos lejoni që të shkoni shumë larg dhe ta mbani nën kontroll situatën. Beqarët do të ndryshojnë mendjen e tyre për një person dhe të kenë ide më të qarta për të ardhmen. Me Jupiterin në shenjë, një marrëveshje e mirë do të shkojë aty ku duhet. Kini besim për të ardhmen.