Home KRYESORE Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeraj çohet për ndjekje penale në Prokurori

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeraj çohet për ndjekje penale në Prokurori

Raportohet ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeraj, i cili dha dorëheqjen në janar të këtij viti, është referuar në Prokurori për ndjekje penale nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Mësohet se ky Komision ka referuar pranë zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin për ish-gjykatësin Ymeraj.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj” bën me dije per publikun Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Share: