Home KRYESORE Ja dy diplomatët rus që do largohen këtë javë nga vendi ynë....

Ja dy diplomatët rus që do largohen këtë javë nga vendi ynë. Heshtje në ambasadë

Aleksey Balashov dhe Vladislav Fhilipov, dy diplomatët rus për të cilët Ministria e Jashtme mori vendimi për t’i dëbuar nga Shqiperia, duhet të lënë vendin tonë brenda një jave.

I njëjti afat i është dhënë të 137 diplomatëve për të cilët është vendosur e njëjta masë nga 23 vende aleate dhe partnere të NATO-s.

Vendimi i së hënës që iu komunikua ambasadorit rus në Tiranë përmes një note verbale nga Ministria e Jashtme, nuk duket të ketë ndikuar në aktivitetin normal të ambasadës.

Edhe pse të vendosur në siklet nga prania se kamerës së televizionit Klan, një numër i madh punonjësish kryesisht shtetas rus, përfshirë dhe ambasadori, i janë drejtuar ambasadës në orarin zyrtar të punës.

Televizioni Klan kontatoi me stafin e ambasadës për të marrë një reagim nga ambasadori lidhur me vendimin e dëbimit të Sekretarit të Parë të Ambasadës si dhe atasheun ushtarak, por përgjigjia ishte mohuese: “As ambasadori dhe asnjë nga punonjësit e tjerë të ambasadës nuk kanë asnjë koment”.

Vendimi për dëbimin e dy diplomatëve si persona të padëshirueshëm, i argumentuar zyrtarisht se veprimtaria e tyre nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik, u mor në koordinim me partnerët e NATO-s, si reagim për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe. /tv Klan

Share: