Një gjykatë turke refuzoi të lirojë dy ushtarët grekë, që kaluan aksidentalisht kufirin mes dy vendeve në zonën e Edirnes, të enjten e kaluar.
Ndaj dy ushtarëve grekë, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Avokatët e dy ushtarëve kërkuan lirimin e tyre duke deklaruar se bëhej fjalë për një gabim njerëzor.
Por, gjykata vendosi që të vazhdojë deri në fund gjykimin për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërkohë që avokatët druhen se mes akuzave mund të përfshihet edhe ajo e spiunazhit.
Këtë të hënë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i bëri thirrje Ankarasë që të mos e zmadhojë e shkaktojë një problem ligjor dhe politik nga një ngjarje aksidentale.