Home KRYESORE Kërcënohet me SMS e dashura e Izet Haxhisë

Kërcënohet me SMS e dashura e Izet Haxhisë

Pas vendimit për t’u ekstraduar në Shqipëri, ish-truproja i Sali Berishës nuk i ka ndalur denoncimet për kërcënime dhe për ofendime që sipas tij vijnë nga njerëzit e ish-kryeministrit.

Në një postim së fundmi në rrjetet sociale, Izet Haxhia shkruan se që pas publikimeve të tij për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për implikimin e Berishës, është kërcënuar në vazhdimësi, dhe kohët e fundit po kërcënojnë femrën me të cilët ai deklaroi se është një person i rëndësishëm në jetën e tij.

Për herë të parë ai deklaroi në DITA se ishte në një lidhje të re pas divorcit. (Intervistë që mund ta lexoni KËTU)

Ka rreth katër vjet që kur kam filluar të rrëfej të vërtetat e mia, e që kam marrë nëpërmjet rrjeteve sociale me qindra mesazhe kërcënuese, fyese me një gjuhë bastardësh përkrahës të Berishës,

Postimi i Izetit ne Fb

Postimi i Izetit ne Fb

të denjë vetëm për ata dhe shefin e tyre. As më kanë impresıonuar, as prishur terezinë, lëre pastaj të më trembin”, thotë Haxhia.

Ai shprehet se kërcënimet e drejtuara janë produkt i frikës së tyre për t’u ballafaquar me drejtësinë.

Ka më tepër se dy javë që këta ‘trima me kanun’ kanë filluar të kërcënojnë e bëjnë shantazh ndaj një femre, që nuk ka të bëjë aspak me politikën apo rrëfimet e mia. Aq shumë janë trazuar e verbuar nga këto të vërteta dhe nga frika e ballafaqimit përpara drejtësisë me liderin monstër të tyre, sa kërcënojnë e shantazhojnë një femër, që unë të mbyll gojën, e të mos kthehem në atdhe. Ora e ballafaqimit me liderin tuaj frikacak po vjen...”, ka përfunduar Haxhia.

SMS me fyerje dhe kërcënime

Pas deklaratës në lidhje me kërcënimin, DITA kontaktoi me të në lidhje me detaje më të hollësishme. Haxhia tha se bëhet fjalë për të dashurën e tij të re, që jeton në Francë.

Në një bisedë me e-mail, Haxhia na dërgon dhe një prej mesazheve, i cili përveçse përmban kërcënime, ka dhe një fjalor tejet banal.

Më poshtë teksti i plotë i mesazhit, sic është dërguar në adresën e të dashurës së Izet Haxhisë.

“Moj kurva atij plehrs degjenerume. Unë jam nga tropoja e njof mire at kriminel thui ta mbyll ate goje se do t shkerdhejm ty e di mire ku je me gjith ca ke nshpi oj bagjell tzhdukim per 24or e tvij izet kurva t kerkoj te ne po pati byth po s vjen byth*iri qe s e krru me burra do te ta q*jm at p*dh ta filmojme ta shofi izeti ca t t bojm thuja thuja tfala prej tropojet e kije po te deshi ta mbylli halen”./e.k/Dita

Share: