Home KRYESORE Kim Mehmeti: “Patriotizmi” maqedonas ushqehet me antishqiptari!

Kim Mehmeti: “Patriotizmi” maqedonas ushqehet me antishqiptari!

Shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar lidhur me protestat e sotme në Shkup me moton “Pranverë PA DREJTËSI”, e që ka të bëjë me vendimin e gjykatës për rikualifikimin e lëndës për vrasjen e Almir Aliut të vogël nga Kumanova.

Kim Mehmeti shprehet se patriotizmi maqedonas ushqehet me antishqiptari.

Në një koment të publikuar në faqen e tij të FB, ai thotë se institucionet e shtetit qëllim parësor kanë mbrojtjen e shtetit nga shqiptarët dhe se në Maqedoni antishqiptaria jo vetëm që nuk dënohet, por edhe shpërblehet. Sipas Mehmetit këtë antishqiptari institucionale e mbulonin dhe e mbështesnin edhe vasalët e BDI-së, të cilët për interesa personale u shërbyen antishqiptarëve të DPMN-së.

Shkrimi i Kim Mehmetit

“Sot para Qeverisë së Maqedonisë protestohet kundër rikualifikimit të lëndës për vrasjen e Almirit të vogël nga Kumanova. Ky rast si dhe “Sopoti”, “Monstra”, likuidimi i Harun Aliut me shokët e tij, rasti i Kumanovës…, shpalosin të vërtetën se ‘patriotizmi’ maqedonas ushqehet me antishqiptari! Dhe se antishqiptaria shpërblehet! Këto raste tregojnë edhe atë se institucionet shtetërore të Maqedonisë qëndrojnë mbi themelet e ‘mbrojtjes’ së shtetit nga shqiptarët, e jo të mbrojtjes së shqiptarëve nga urrejtja që hapur kërkon ‘Vdekjen e shqiptarëve’. Kjo Maqedoni dhe kjo antishqiptari, moti do e shpaloste fytyrën e saj të vërtet nëse atë nuk do ia ‘mbulonin’ vasalët e BDI’së, të cilët si askush tjetër u shërbyen qarqeve antishqiptare të DPMNE’së!”

Share: