Home KRYESORE “Kokaina”, Berisha zbulon lidhjet familjare të tropojanit: Xhaxhai i Arbër Çekajt ka...

“Kokaina”, Berisha zbulon lidhjet familjare të tropojanit: Xhaxhai i Arbër Çekajt ka qenë kryetar i PS

Ndërsa portalet pranë qeverisë u përpoqën të bënin një lidhje familjare mes Arbër Cekajt (pronari i Arbri Garden ku u gjet kontenieri me kokainë) dhe Agron Kuliçajt (ish-drejtor policie), Sali Berisha u ka dhënë përgjigje socialistëve sot në parlament. Sipas tij, xhaxhai i tropojanit Arbër Çekaj ka qenë kryetar i PS për Tropojën. Po kështu Berisha tha se Arber Cekaj ka sponsorizuar fushaten e PS per Bashkine e Tiranes. “I keni borderote tek Erion Veliaj”, theksoi Berisha.

“Xhaxhai i tij ka qenë kryetar i PS për Tropojën dhe Arben (i drejtohet deputeti të PS Arben Pëllumbi) ju që shisni kryetarët tuaj, ju qofshi. Dikush tjetër që s’po e them emrin më ka ardhë në antimiting me bustin e Enver Hoxhës në supe”, u shpreh ish-kryeministri Berisha në foltoren e parlamentit.

(ndërhyn Balla nga vendi)

Taulant Jaupi (i drejtohet Taulant Ballës) mbylle gojën dhe dëgjo këtu… Ti je një trafikant në Parlament, ti je një trafikant sot. Prisni, prisni, ca ndodh tani. Pasi e panë që u zbuluan kaluan të parin dhe natyrisht e them këtu punonjësi i ndërgjegjshëm i doganës, jo drejtori, bëri punën e tij. Nga Livorno kishte ardhur njoftimi, Guardia di Finanza e ndjek trajektore nga Livorno në Maltë nga Malta në Durrës.

Ku shkoi ai 9 ditë? Na thoni pak këtu? Donit t’i merrnit drogën?

Meqëse gënjyet shqiptarët do ju lexoj një gjë shumë interesantë, përvec komunikatës së marinës kolumbiane kam fjalimin e ministrit të Kolumbisë (lexon deklaratën)

Ja qesh ai (për Ervin Bushatin). S’mund të përdoret mikrofoni për të gënjyer shqiptarët.

(koha mbaroi, Ruçi i bën shenjë të ulet) /Opinion.al

Share: