Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj është arrestuar sot nga Policia e Shtetit pas një urdhër-arresti të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Lajmi u konfirmuar zyrtarisht nga organi i akuzës dhe mediat e pranishme ne Lezhe.
Raportohet qe në total janë nën hetim 23 persona, për 8 prej tyre është ekzekutuar masa “arrest me burg”, mes tyre kryetari dhe n/kryetari i Bashkisë së Lezhës, bëri të ditur prokuroria.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre për një çështje nën hetim për abuzim me pronat në bregdet. Fran Frrokaj është i zgjedhuri i Partisë Demokratike në Bashkinë e Lezhës.
Ky është rasti i dytë ku një kryetar Bashkie akuzohet për abuzime me tokat në bregdet. Afro një muaj më parë u arrestuan zyrtarët e Bashkisë së Rrogozhinës, ku nën hetim është edhe kryetari i bashkise i zgjedhuri i PDIU.