Home KRYESORE Arian Galdini në Maqedoni. Takon Zaevin dhe liderët shqiptarë!

Arian Galdini në Maqedoni. Takon Zaevin dhe liderët shqiptarë!

Gjatë datave 13 – 14 mars, Arian Galdini ka zhvilluar një një vizitë zyrtare në Maqedini, si Kryetar i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë dhe zë e politikan opozitar.

Arian Galdini u prit në takime nga Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, nga Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi si edhe nga krerët kryesorë të partive politike shqiptare.

Vizita e pedagogut dhe politikanit Galdini në Maqedoni përkoi edhe me votimin e ligjit për gjuhën shqipe.

Qëllimi i kësaj vizite sipas Galdinit është krijimi i një networku politikanësh dhe personalitetesh publike në Rajonin e Ballkanit Perëndimor me një përkushtim për të qenë Good Influencers (Influencues të së Mirës).

Share: