Home KRYESORE Makinat e prodhuara para vitit 2009 s’do lejohen të hyjnë në Shqipëri

Makinat e prodhuara para vitit 2009 s’do lejohen të hyjnë në Shqipëri

Duke iu referuar nivelit të ndotjes së ajrit në Shqipëri, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se makinat më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, ministri tha se ndalimi i importit për makinat që janë të prodhuara para vitit 2009 bëhet për të ulur nivelin e ndotjes që shkaktojnë këto mjete.

“Do ndalojmë importimin e makinave që janë më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit. Makinat e prodhuara para vitit 2009 nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri. Kjo bëhet për pastrimin e ajrit dhe reduktimin e ajrit të ndotur. Një makinë e vjetër harxhon 4 herë më shumë se një makinë e re dhe kjo nuk është në favor të qytetarëve, përveç faktit që ndotin dhe ambientin“, tha ministri Klosi.

Share: