Derisa parlamenti i Maqedonisë po votonte nën tension ligjin që lejon përdorimin e gjuhës shqipe edhe në institucionet shtetërore, jashtë nacionalistët maqedonas protestonin duke kundërshtuar këtë.
Aty shihen gra dhe burra që gati sa nuk vajtojnë pse shqiptarët po bëhen të barabartë me ta në këtë shtet, shkruan gazetametro.net.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave, është një grua e cila bërtet, shkarravitet para parlamentit dhe këndon këngë nacionaliste maqedonase.
Ajo dëgjohet teksa bën thirrje që deputetët të dalin nga parlamenti, dhe thotë se e puthë tokën maqedonase të cilën sipas saj po duan të e prishin.
Tutje thërret për vërshime që do ta merrnin Amerikën dhe të gjitha vendet, që Maqedonia dhe toka maqedonase të shpëtojë.
Ajo edhe këndon duke thënë, “Oj tokë maqedonase, me gjak të fituam, me gjak do të fitojmë, nuk largohemi nga Maqedonia”. /gazetametro.net