Përhumbur në aferat e Marsit të shqetësuar ku si mallkim përsëritet ngjarja.
Gjithçka e dendur dhe e ngarkuar pa asnjë shkreptimë nga larg shikimet vjedhurazi e të varura sikur retë e errësuara buzë vërshimit.
Të tillë dukemi pa asnjë fëshfërimë, unë dhe marsi.
Të furishëm në mendje dhe i gënjejmë ëndrrat mjaft të djallëzuar që të dy, si rrëke shiu poshtë syve duket marsi i vërshuar dhe i mjeruar i tëri.
Si hiri i zanave tashmë shëndris dhe i rezistoj bukur shëmtis së tij.
Në fundin e kësaj zhurme që mban dashuria, prapa pritjes nuk qëndroj stoike më.
E gjithë ëndrra për të u dorëzuar me kohën,tanimë aty s’ka dashuri.
Edhe këto ditë e netë që mbeten le ta përfundojnë këtë dreq muaji dhe ne më s’jemi si dikur.
Urrejtja ime,kulti satirik.
Si portret varri,më ngjason ai.
Jetësia qiellore e zhvillon fundin tonë,historia përfundoi rëndë.
Ti që bëre paktë me djallin,ëndrrat i venite krejtësisht.
Brenda kufijve që i caktoi fati, dashuria jonë u realizua si kryevepra e artit të zi.
Tradhëtar i betimit ishte Marsi,këtë e di.
Britma ime e mallkimit për të,ferri i tij në përjetësi.
Hana Berisha