Home KRYESORE Mashtrimi me tokat, Policia e Lezhës jep detaje: Në pranga 12 zyrtarë,...

Mashtrimi me tokat, Policia e Lezhës jep detaje: Në pranga 12 zyrtarë, 11 në kërkim

Policia e Lezhës konfirmon se në pranga janë vënë 12 zyrtarë, ndërsa në kërkim për tjetërsim prone janë edhe 11 persona të tjerë.

“Deri tani janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publikë dhe janë shpallur në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumente të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore. Më pas është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshe Lezhë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Këto hetime proaktive janë kryer në funksion të procedimit Penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale tё “Shpërdorimit të detyrës”dhe “Falsifikimi i dokumentave”, tha drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara.

Share: