Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi bëri te ditur dje se si mund të përfitosh nga skema e re në bujqësi për fermat blegtorale. “Do të investosh në një fermë të re blegtorale, apo të modernizosh atë ekzistuese? Skema kombëtare në bujqësi 2018 mbështet 50% të vlerës deri në 15 milionë lekë për ndërtimin e ambienteve për mbarështimin e kafshëve, stabilimenteve për rritjen e shpendëve si dhe makineri dhe pajisje për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat blegtorale”.
Por ajo që nuk thuhet nga ana e ministrit është fakti se nga kjo skemë me ligj do përfitojnë vetëm 4 persona, pasi gjithsej në dispozicion janë vetëm 60 milionë lekë. Gjithë kjo skemë për vetëm 4 përfitues?!
SKEMA DHE VLERA E PERFITIMIT
360grade.al