12 pjesëtarët e dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje, tani janë pjesë e një grupi të ri parlamentar me emrin ‘Grupi i Deputetëve të Pavarur’.
Kuvendi i Kosovës zyrtarizoi të mërkurën kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetët e larguar të Vetëvendosjes për krijimin e grupit të ri parlamentar.
Mediat e Kosovës kanë publikuar edhe dokumentin, ku kryeparlamentari Kadri Veseli njoftohet për grupin e ri parlamentar. Theksohet se drejtuesi i grupit do të jetë Dardan Sejdiu, ndërsa mes anëtarëve listohen: Aida Derguti, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Faton Topalli etj.
Lëvizja nacionaliste e themeluar në vitin 2005 me synimin për t’i garantuar Kosovës vetëqeverisjen, po tkurret gjithnjë e më tepër.