Home KRYESORE Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie gjen dashurinë tek një tjetër...

Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie gjen dashurinë tek një tjetër aktor

Divorci i tyre i theu zemrën miliona njerëzve nga mbarë bota, por Angelina Jolie duket se e ka harruar njëherë e mirë historinë e dashurisë me Brad Pitt.

Sipas mediave ndërkombëtare, bukuroshja ka nisur tashmë një marrëdhënie të re me kolegun e saj Garrett Hedlund.

Ata janë njohur gjatë xhirimeve të “Unbroken” në 2014, ku regjizore ishte vetë aktorja Jolie.

Theksojmë se aktori 33-vjeçar ka interpretuar edhe me Brad Pitt në filmin “Troja”.

Duke cituar burime të sigurta, “Radar Online” shkruan se:

‘’ Ata fillimisht shkëmbyen adresat e e-mail-it, por më pas lanë një takim për darkë.’

Angelina është tepër e kënaqur në shoqërinë e Garrett Hedlund dhe po gëzon vëmendjen e tij.

Nëse shohim fotot e dy aktorëve Brad Pitt si dhe Garrett Hedlund arrijmë në konkluzionin se ata kanë ngjashmëri.”


360grade.al

Share: